​Haziri-Minxhozit: Gjilani ka vendosur që ta mbështesë Lezhën për sanimin e pasojave të tërmetit

07.12.2020 14:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
​Haziri-Minxhozit: Gjilani ka vendosur që ta mbështesë Lezhën për sanimin e pasojave të tërmetit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri bashkë me komitetin për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka pritur sot në takim pune ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

“Faleminderit ambasadorit Minxhozi që përveç mbështetjes dhe interesimit të vazhdueshëm, Gjilanit po i sjell edhe miqësi e bashkëpunim me të gjitha potencialet që i ka. Sot do të vizitojmë ekonominë gjilanase, prodhimin dhe biznesi privat. Për sanimin e pasojave të tërmetit, i konfirmova se Komuna e Gjilanit ka zgjedhur ta mbështesë Bashkinë e Lezhës”, tha Haziri pas takimit.

Ai ka apeluar të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që kanë deklaruar mbështetje në mbrëmjen humanitare që t’iu përmbahen premtimeve dhe mjetet t’i derdhin ato në llogaritë zyrtare.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe për projektin e përbashkët humanitar me rotarianët e Gjilanit për mbështetje për rikonstruktimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti në Lezhë.

“Faleminderit nga zemra për këtë pritje shumë të ngrohtë dhe vëllazërore. Unë dëgjova me kujdes për punën që ka bërë Komiteti, një organizim i madh dhe shembullor. Më bëri përshtypje që Gjilani ka qenë qendër për menaxhimin pandemisë edhe për qytetarët e Luginës. Kjo tregon se sa të bashkuar jemi ne edhe në raste të emergjencave. Kjo duhet të merret shembull edhe nga komunat tjera”, tha ambasadori Minxhozi.

Pas takimit, ka folur edhe kryetari i klubit të rotarianëve “Gjilani”, Gëzim Kllokoqi, i cili ka falënderuar të gjithë donatorët dhe mërgatën për mbështetjen e ofruar në fondin i cili do të shkojë për mbështetje ndaj qytetarëvt të goditur nga tërmeti në Lezhë.

Pas takimit, kryetari Haziri dhe ambasadori Minxhozi kanë vizituar kompaninë për prodhimin e mobileve “Palma”, të cilët janë shprehur të jenë të impresionuar me punën, angazhimin dhe sukseset e kësaj kompanie si brendi më i madh i regjionit.

Për vizitën dhe vlerësimin e lartë ka shprehur falënderim pronari kompanisë Palma, Ekrem Shahini.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


​Haziri-Minxhozit: Gjilani ka vendosur që ta mbështesë Lezhën për sanimin e pasojave të tërmetit

​Haziri-Minxhozit: Gjilani ka vendosur që ta mbështesë Lezhën për sanimin e pasojave të tërmetit

​Ministri Reçica: Projektligji i Punës së shpejti në Parlament

​Ministri Reçica: Projektligji i Punës së shpejti në Parlament

Kushtetuesja tregon kur pritet të merret vendimi për kushtetushmërinë e Qeverisë Hoti

Kushtetuesja tregon kur pritet të merret vendimi për kushtetushmërinë e Qeverisë Hoti

Qeveria emëron bordin e përkohshëm të ndërmarrjes “Bifurkacioni”

Qeveria emëron bordin e përkohshëm të ndërmarrjes “Bifurkacioni”

​ASK: Kishte ngritje në çmimet e prodhimit

​ASK: Kishte ngritje në çmimet e prodhimit

​Gastronomët i luten Qeverisë: Na lejoni të punojmë

​Gastronomët i luten Qeverisë: Na lejoni të punojmë

Klinaku kërkon heqjen e kompetencave të EULEX-it

Klinaku kërkon heqjen e kompetencave të EULEX-it

Nuk doli për një kohë të gjatë nga shtëpia, policia e gjen të vdekur

Nuk doli për një kohë të gjatë nga shtëpia, policia e gjen të vdekur

Gjendet një 23-vjeçar pa shenja jete në Prishtinë

Gjendet një 23-vjeçar pa shenja jete në Prishtinë

Ilaçi i ri antiviral mund të ndalojë koronavirusin brenda 24 orësh, thotë një studim

Ilaçi i ri antiviral mund të ndalojë koronavirusin brenda 24 orësh, thotë një studim

Çdo 4 minuta vdes një person nga koronavirusi

Çdo 4 minuta vdes një person nga koronavirusi

Deputeti i VV-së: Isa Mustafa është komunist i papërmirësueshëm

Deputeti i VV-së: Isa Mustafa është komunist i papërmirësueshëm

Vrasja në Prishtinë, policia shpall në kërkim shtetasin turk – foto

Vrasja në Prishtinë, policia shpall në kërkim shtetasin turk – foto

Vazhdojnë gërmimet në Kizhevak të Serbisë, pritet edhe në lokacione të tjera

Vazhdojnë gërmimet në Kizhevak të Serbisë, pritet edhe në lokacione të tjera

​Moti për javën e ardhshme – pritet borë në vise malore

​Moti për javën e ardhshme – pritet borë në vise malore

​Shkencëtarja britanike: Presim pak pasoja negative dhe efekte anësore të vaksinës antiCOVID-19

​Shkencëtarja britanike: Presim pak pasoja negative dhe efekte anësore të vaksinës antiCOVID-19