​Haskuka: Do të kemi numër shumë më të madh të deputetëve sesa partia e dytë

25.12.2020 11:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
​Haskuka: Do të kemi numër shumë më të madh të deputetëve sesa partia e dytë

Lëvizja Vetëvendosje është e bindur se do të dalë e para në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm. Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka thotë se vetëm me programin e tyre do të sigurohet një qeveri legjitime dhe demokratike.

Haskuka shprehet i bindur se do të kenë numër shumë të të madh të deputetëve sesa partia që do të dalë e dyta nga këto zgjedhje.

Ai mohon mundësinë e një koalicioni parazgjedhor me subjektet politike, të cilat kanë qeverisur deri më tash por, le të hapur mundësinë e bashkëpunimit pas zgjedhjeve.

Haskuka në një intervistë për KosovaPress thotë se Gjykata Kushtetuese nuk ka mundur të vendosë ndryshe, vetëm se të shpallë të pavlefshme votën e deputetit Arifi për Qeverinë Hoti dhe të çonte vendin në zgjedhje të reja.

Haskuka: Do të jemi të parët në zgjedhjet e jashtëzakonshme

“Mendoj që faktikisht Kushtetuesja s’ka mundur të vendosë ndryshe ngase Kushtetuta thotë qartë lidhur me humbjen e mandatit nëse dënohet me formë të prerë një deputet. Edhe në atë aspekt mendoj që është një situatë e re e cila faktikisht na bën të kalojmë me optimizëm për vitin 2021 ngase për një situatë siç jemi me pandeminë, me krizë ekonomike, Kosovës i duhet një qeveri legjitime demokratike dhe besoj që me zgjedhjet e ardhshme kjo do të bëhet me Vetëvendosjen e cila do të jetë e para. Jam i sigurt në këtë, ne gjithmonë jemi të gatshëm për procese demokratike, për procese zgjedhore ngase ashtu është edhe në aspektin e botëkuptimit tonë që duhet të ketë gjithmonë llogaridhënie dhe gjithmonë duhet të ketë jemi të gatshëm të shkojmë në votime”, thotë ai.

Ai le të hapur mundësinë që individë që nuk janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje të jenë në listën e këtij subjekti.

Haskuka: Nuk do të hyjmë në koalicion me ata që kanë qeverisur tash e 20 vjet

“Në aspektin parazgjedhor nuk kemi nevojë momentalisht të kemi me parti të cilat faktikisht e kanë qeverisur Kosovën më shumë se 20 vjet. Për individë gjithmonë është i hapur, mund të jenë edhe lista qytetare, kjo ka qenë edhe në të kaluarën d.m.th. ne e kemi zonjën Mimoza Kusari Lila e cila është pjesë e Parlamentit, ka garuar me Vetëvendosjen nuk është anëtare e LVV, do të ketë të tillë por mendoj që për koalicion parazgjedhor nuk kemi nevojë me asnjë nga partitë të cilat kanë qenë në qeverisje deri më tani”, shprehet ai.

Haskuka shprehet për KosovaPress i bindur që duke qenë të parët në këto zgjedhje do të kenë numër shumë më të madh të deputetëve sesa partia që do t’i pasojë.

I pari i Prizrenit tregon se kur do të vendosin nëse do të kenë vija të kuqe për ndonjë subjekt politik.

Haskuka: Do të kemi numër shumë më të madh të deputetëve sesa partia e dytë

“Për këtë gjë (koalicione) nuk mund të flas tash, mendoj që në aspektin e zgjedhjeve të ardhshme LVV do të ketë një numër shumë më të madh të deputetëve në krahasim me partinë e dytë cilado qoftë ajo parti e dytë. Në atë aspekt do të kemi ‘luksin’ që edhe në aspektin e programit qeverisës por edhe në aspektin e punës që do të bëjë qeveria të vendosim në aspektin e të ardhmes, prandaj partitë që do të vijnë me LVV me siguri do të rreshtohen në aspektin e programit, normal do të ketë edhe aty kompromise sepse pa kompromis nuk do të ketë politikë, por mendoj që qëllimi ynë është të jemi me aq numër që edhe mos të ketë nevojë për koalicion, edhe Kosovës në këtë situatë pandemie, në këtë situatë krizë ekonomike, i duhet një qeveri e cila mund të vendosë pa kalkulime politike, pa çështje të cilat varen prej vullnetit të një apo dy individi e kështu me radhë, prandaj për vijat e kuqe me siguri do të vendosim në Këshillin e Përgjithshëm ku edhe unë jam pjesë do të kemi takime të ardhshme (Këshilli i LVV) dhe me siguri aty do të vendosim”, thekson Haskuka.

Polemikat rreth kandidimit të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, Haskuka i quan qëllimkëqija dhe dashakeqe.

Krejt në fund, Mytaher Haskuka flet edhe për bashkëpunimin që do të kenë me u.d. së Presidentes, Vjosa Osmani.

Haskuka: E kanë mbajtur fjalën e tyre ndërsa pjesa tjetër ka devijuar

“Mendoj që me të gjithë njerëzit të cilët janë të vullnetit të mirë dhe mbajnë fjalën të cilët e kanë dhënë gjatë fushatës, mendoj që Vjosa Osmani edhe në këtë rast, edhe zoti Haxhi Avdyli dy nga ish-LDK, ata gjatë fushatës kanë thënë gjithmonë që do të jenë në bashkëqeverisje me LVV dhe faktikisht e kanë mbajtur fjalën e tyre ndërsa pjesa tjetër ka devijuar (nga fjala) të cilët i kanë dhënë elektoratit prandaj mendoj që të gjithë njerëzit të cilët faktikisht janë për konsistencë në politikë, janë në politikë për të mbajtur fjalën e dhënë elektoratit dhe janë të sinqertë për ato që thonë duhet të kenë vend dhe bashkëpunim me LVV, edhe mendoj që edhe me Vjosa Osmanin edhe me të gjithë të tjerët të pakënaqur me këtë politikën ‘kameleoniste’ kur prej ditësh në ditë ndryshojnë qëndrimet dhe mendimet, duhet të kemi bashkëpunim të mirëfilltë dhe me Vjosën Osmani dhe me të gjithë të cilët do të jenë në listën e saj dhe kudo që janë”, thotë ai.

Të hënën Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshme votën e deputetit Arifi për Qeverinë Hoti dhe e çoi vendin në zgjedhje të reja.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


​Haskuka: Do të kemi numër shumë më të madh të deputetëve sesa partia e dytë

​Haskuka: Do të kemi numër shumë më të madh të deputetëve sesa partia e dytë

Pritja e bashkatdhetarëve me tupana e valle në Aeroportin e Prishtinës (Video)

Pritja e bashkatdhetarëve me tupana e valle në Aeroportin e Prishtinës (Video)

Në LDK besojnë se do t’i ruajnë votat e zgjedhjeve të vitit të kaluar

Në LDK besojnë se do t’i ruajnë votat e zgjedhjeve të vitit të kaluar

Trump e dekoron Grenellin: Mundësoi nënshkrimin historik për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Trump e dekoron Grenellin: Mundësoi nënshkrimin historik për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Rreziqet nga mosmiratimi i buxhetit: Nuk ekzekutohen ndihmat për bizneset dhe qytetarët që mbetën pa punë

Rreziqet nga mosmiratimi i buxhetit: Nuk ekzekutohen ndihmat për bizneset dhe qytetarët që mbetën pa punë

Afër 50 mijë raste me Covid-19 që nga paraqitja e pandemisë në Kosovë

Afër 50 mijë raste me Covid-19 që nga paraqitja e pandemisë në Kosovë

Gjini: Ju garantoj se asnjë parti nuk i fiton 51%

Gjini: Ju garantoj se asnjë parti nuk i fiton 51%

Pandemia ngadalësohet globalisht

Pandemia ngadalësohet globalisht

Hynë në fuqi masat e reja në Shqipëri

Hynë në fuqi masat e reja në Shqipëri

Haradinaj: LDK-ja e PDK-ja s’kanë kauza, befasi në zgjedhje do të jenë AAK-ja dhe LVV-ja

Haradinaj: LDK-ja e PDK-ja s’kanë kauza, befasi në zgjedhje do të jenë AAK-ja dhe LVV-ja

Hamza: Votuesi i PDK-së mund të mos votojë fare, por s’voton parti të tjera

Hamza: Votuesi i PDK-së mund të mos votojë fare, por s’voton parti të tjera

​Hoti uron besimtarët katolikë për Krishtlindje

​Hoti uron besimtarët katolikë për Krishtlindje

Qeveria me program të ri për buxhetin e komunave

Qeveria me program të ri për buxhetin e komunave

​Të hënën seanca e jashtëzakonshme për votimin e buxhetit 2021

​Të hënën seanca e jashtëzakonshme për votimin e buxhetit 2021

Nga e shtuna deri më sot, mbi 25 mijë qytetarë erdhën në Kosovë përmes Aeroportit të Prishtinës

Nga e shtuna deri më sot, mbi 25 mijë qytetarë erdhën në Kosovë përmes Aeroportit të Prishtinës

​OAK kërkon shtyrjen e afatit për aplikim për investime strategjike

​OAK kërkon shtyrjen e afatit për aplikim për investime strategjike