​Gastronomët i luten Qeverisë: Na lejoni të punojmë

07.12.2020 13:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
​Gastronomët i luten Qeverisë: Na lejoni të punojmë

Shoqata e Gastronmëve po i lutet Qeverisë së Kosovës që për festat e fundvitit t’iu lejohet të punojnë me orar më të gjatë.

Gastronomët thonë se kjo është mundësia e tyre e vetme që sado pak bizneset të mbijetojën dhe të përmbyllin këtë vit të brishtë.

Ata kanë theksuar edhe atë se nëse qëndron ideja për lirimin e masave vetëm për tre ditë, atëherë kjo mos të bëhet fare.

“Pas kalimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike nga Parlamenti i Kosovës, ekzekutimi i tij pritet të ndodhë vitin e ardhshëm, që do të thotë mjetet të kalojnë në llogari të bizneseve, punëtorëve, etj., vitin e ardhshëm. Ne falenderojmë Qeverinë, Parlamentin dhe Partitë politike të Kosovës për përkrahje mirëpo gjendja jonë momentale është shumë e rënduar. Ne kemi nevojë për ju më shumë se çdo herë tjeter. Kemi nevoje të mbijetojmë edhe në këtë fundvit! Lusim Qeverinë e Kosovës të na lejojnë të punojmë! Jemi pranë festave si për qytetarët e Kosovës po ashtu edhe për diasporen, duam të ju qëndrojmë më afër në kohë më të gjatë pune dhe sado pak ta përmbyllim së bashku një vit të brishtë, duke u mundësuar kështu edhe bizneseve të mbijetojnë. Është mundësia jonë e fundit që sado pak të mbesim në këmbë këtë vit. Me 3 lule nuk qel pranvera! Nëse qendron ideja të lirohen masat vetëm për 3 netë të vitit të ri, atëherë për ne si gastronom mos e bëni fare. Siç e ceka, me 3 lule nuk qel pranvera!”, thueht në një shkrim të Shoqatës së Gastronomëve.

Tutje thonë se “Edhe Ekonomia njëjtë sikurse spitalet është rënduar tej mase, nëse ekziston dhe planifikoni lehtësimin e masave për fundvit, atëherë ne ju lusim ta bëni që tani! 🙏”.

Madje ata kanë kërkuar edhe të lehohet delivery.

“P.S. DELEVERY DUHET URGJENTISHT ME U LIRU! Nuk ka kuptim taxit me punu edhe jashtë kufizimit të orarit ndërsa delivery jo. Delivery nuk është ndalu edhe në shumicën e vendeve të botës, sepse njerëzit janë lodhur, dhe delivery është vetëm një ndihmes për gjithë ato nana që përveq punës po kryejnë edhe rolin e mësueses e kujdestares”, thuhet në kërkesën e tyre.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


​Gastronomët i luten Qeverisë: Na lejoni të punojmë

​Gastronomët i luten Qeverisë: Na lejoni të punojmë

Klinaku kërkon heqjen e kompetencave të EULEX-it

Klinaku kërkon heqjen e kompetencave të EULEX-it

Nuk doli për një kohë të gjatë nga shtëpia, policia e gjen të vdekur

Nuk doli për një kohë të gjatë nga shtëpia, policia e gjen të vdekur

Gjendet një 23-vjeçar pa shenja jete në Prishtinë

Gjendet një 23-vjeçar pa shenja jete në Prishtinë

Ilaçi i ri antiviral mund të ndalojë koronavirusin brenda 24 orësh, thotë një studim

Ilaçi i ri antiviral mund të ndalojë koronavirusin brenda 24 orësh, thotë një studim

Çdo 4 minuta vdes një person nga koronavirusi

Çdo 4 minuta vdes një person nga koronavirusi

Deputeti i VV-së: Isa Mustafa është komunist i papërmirësueshëm

Deputeti i VV-së: Isa Mustafa është komunist i papërmirësueshëm

Vrasja në Prishtinë, policia shpall në kërkim shtetasin turk – foto

Vrasja në Prishtinë, policia shpall në kërkim shtetasin turk – foto

Vazhdojnë gërmimet në Kizhevak të Serbisë, pritet edhe në lokacione të tjera

Vazhdojnë gërmimet në Kizhevak të Serbisë, pritet edhe në lokacione të tjera

​Moti për javën e ardhshme – pritet borë në vise malore

​Moti për javën e ardhshme – pritet borë në vise malore

​Shkencëtarja britanike: Presim pak pasoja negative dhe efekte anësore të vaksinës antiCOVID-19

​Shkencëtarja britanike: Presim pak pasoja negative dhe efekte anësore të vaksinës antiCOVID-19

​Shenjat e para të infeksionit te fëmijët shfaqen në një renditje tjetër sesa në grip

​Shenjat e para të infeksionit te fëmijët shfaqen në një renditje tjetër sesa në grip

Pandemia dhe integrimet, sfidat kryesore në 100 ditët e qeverisjes së Zaevit   

Pandemia dhe integrimet, sfidat kryesore në 100 ditët e qeverisjes së Zaevit   

Dua Lipa shpallet “Artistja më e mirë ndërkombëtare” në NRJ Music Awards 2020

Dua Lipa shpallet “Artistja më e mirë ndërkombëtare” në NRJ Music Awards 2020

19 të vdekur nga Covid-19 brenda 24 orëve në Kosovë

19 të vdekur nga Covid-19 brenda 24 orëve në Kosovë

Zgjedhja e presidentit, mision i pamundur për qeverinë Hoti

Zgjedhja e presidentit, mision i pamundur për qeverinë Hoti