​Franca propozon metodë të re për zgjerimin e BE-së

18.11.2019 23:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
​Franca propozon metodë të re për zgjerimin e BE-së

Franca ka propozuar një rishikim të procesit të Bashkimit Evropian për pranimin e anëtarëve të rinj, sipas një dokumenti të botuar sot nga faqja e lajmeve Politico.

Propozimi vjen disa javë pasi Parisi, i mbështetur nga Danimarka dhe Holanda, bllokoi hapjen e premtuar të bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ky veprim shkaktoi pakënaqësi në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, që ndryshoi emrin e vendit nga Maqedoni, për të kapërcyer kundërshtimet nga Greqia, ku ndodhet një krahinë me të njëjtin emër.

Aktualisht, procesi i pranimit përfshin negocimin e 35 kapitujve, ku anëtari i mundshëm duhet të përputhet me ligjin e BE-së. Ato mund të negociohen njëkohësisht, por marrëveshja e anëtarësimit nuk arrihet deri sa të jenë nënshkruar të gjithë.

Dokumenti francez sugjeron ndërprerjen e procesit të anëtarësimit, në pesë blloqe politikash dhe në një kërkesë kryesore të presidentit francez Emmanuel Macron, duke e bërë procesin të kthyeshëm.

Vendet anëtare të mundshme, do të mund të marrin pjesë në politikat e BE-së, të rëndësishme për secilën fazë të përfunduar dhe gjithashtu mund të marrin fonde nën mekanizmat e zhvillimit rajonal të BE-së.

Por do të duhet të ketë përparim të qëndrueshëm, të pakthyeshëm mbi shtetin e së drejtës, në çdo fazë të re.

Aktualisht, një vend kandidat duhet të ketë një ekonomi funksionale të tregut dhe të jetë në gjendje të përballojë konkurrencën dhe forcat e tregut në BE, në mënyrë që të aplikojë për anëtarësim./ATSH/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mbyllet qendra e sapohapur e masazhit në Sojevë të Ferizajt

Mbyllet qendra e sapohapur e masazhit në Sojevë të Ferizajt

Për dy muaj konfiskohen 49 vetura për Shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore

Për dy muaj konfiskohen 49 vetura për Shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore

Shqiptarit në Amsterdam i fluturojnë 50.000 euro nga valixhja, arrestohet në aeroport

Shqiptarit në Amsterdam i fluturojnë 50.000 euro nga valixhja, arrestohet në aeroport

Pezullohet nga Gjykata Kushtetuese Ligji për Paga, deri më 30 mars

Pezullohet nga Gjykata Kushtetuese Ligji për Paga, deri më 30 mars

LDK i reagon Haki Abazit, i quajti zyrtarët e saj arrogantë

LDK i reagon Haki Abazit, i quajti zyrtarët e saj arrogantë

Kë janë top 10 futbollistët më të vlefshëm në Ligën e Kampionëve

Kë janë top 10 futbollistët më të vlefshëm në Ligën e Kampionëve

I “fluturojnë” shqiptarit paratë nga çanta, nuk dha një argument bindës së si i kishte siguruara paratë

I “fluturojnë” shqiptarit paratë nga çanta, nuk dha një argument bindës së si i kishte siguruara paratë

Kërcënon Jashari: SBASHK’u grevën e së premtës në arsim e sheh si alarm të fundit

Kërcënon Jashari: SBASHK’u grevën e së premtës në arsim e sheh si alarm të fundit

E thotë BE se, Korrupsioni është ende sfidë për Kosovën

E thotë BE se, Korrupsioni është ende sfidë për Kosovën

Abazi për zyrtarët e LDK-së: Kujdes, mos e dërgoni ujë në mullirin e Prontos

Abazi për zyrtarët e LDK-së: Kujdes, mos e dërgoni ujë në mullirin e Prontos

Avdyli: Jam optimist për koalicionin ndërmjet LDK’së  me Vetëvendosjen

Avdyli: Jam optimist për koalicionin ndërmjet LDK’së me Vetëvendosjen

Kurti: S’kemi marrëveshje me LDK’në, nuk takohemi sot me Mustafën

Kurti: S’kemi marrëveshje me LDK’në, nuk takohemi sot me Mustafën

“Siparantum” pjesë e projektit global edhe kori nga Peja. – #resolution2020

“Siparantum” pjesë e projektit global edhe kori nga Peja. – #resolution2020

Kurti: Gjendja në shëndetësi paradoksale, gjat qeverisjes sime do ta kem primare shëndetin e të gjithë qytetarëve

Kurti: Gjendja në shëndetësi paradoksale, gjat qeverisjes sime do ta kem primare shëndetin e të gjithë qytetarëve

Haradinaj është intervistuar për rastin e vrasjes së vëllait

Haradinaj është intervistuar për rastin e vrasjes së vëllait

Pasi e ndalin në rrugë ia grabisin kuletën me 130 euro

Pasi e ndalin në rrugë ia grabisin kuletën me 130 euro