​Bahtiri kundërshton vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes së lirë

14.07.2020 19:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
​Bahtiri kundërshton vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes së lirë

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka mbajtur mbledhje të radhës me Shtabin Emergjent të Komunës së Mitrovicës, me ç’ rast është diskutuar lidhur me gjendjen aktuale si dhe vlerësimin e masave të reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës, për parandalim të përhapjes së virusit COVID-19.

Permes një komunikate për media, kjo komunë njofton se fillimisht në këtë mbledhje, kryetari Bahtiri potencoi se është kundër vendimit të Qeverisë për masat e kufizimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00, dhe e konsideron si të padrejtë duke e ditur që Mitrovica ka vetëm 115 raste aktive pozitive me këtë virus duke përfshirë edhe pjesën veriore të qytetit, dhe janë mirë të menaxhueshme. Është e papranueshme edhe mos definimi i duhur i masave tjera, siç është funksionimi i barantoreve të cilat nuk lejohen të punojnë pas orës 21:00 me vendosjen e këtyre masave, dhe kjo gjë konsiderohet e patolerueshme sepse qytetarët kanë nevojë për këto shërbime.

Po ashtu kryetari Bahtiri theksoi se e rëndësishme në këtë situatë pandemike është të arrihet vetëdijësimi i qytetarëve përmes përdorimit të maskës dhe mbajtjes së distancës fizike, e jo të merren vendime të tilla të cilat asesi nuk ndikojnë në parandalim të këtij virusi, por vetëm dëmtojnë më shumë bizneset dhe shkatërrojnë ekonominë e vendit.

Gjithashtu kryetari Bahtiri tha se këto masa të vendosura do t’i respektojmë për hirë të funksionimit normal të shtetit, e jo të atyre njerëzve të sjellin vendime që janë të papranueshme dhe jo adekuate për qytetarët tanë, duke kërkuar që të rishikohet edhe një herë masa e kufizimit të lëvizjes për Mitrovicën, e cila është vendosur pa u konsultuar dhe harmonizuar me nivelin komunal, ku të gjithë jemi në dijeni se zbatimi bëhet nga ana e Inspektorëve komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Ndërkaq drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, ka njoftuar të pranishmit lidhur me situatën epidemiologjike në qytetin e Mitrovicës, ku tha se deri më tani janë gjithësej 108 raste të shëruar, dhe 115 raste aktive pozitive me këtë virus, dhe 14 prej tyre janë të hospitalizuar në Spitalin Rajonal “Dr. Sami Haxhibeqiri” si dhe kanë përkujdesje të mirë shëndetësore nga stafi mjekësor.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri tha se në konsultim me Komitetin për Menaxhimin e Covid-19 sot është vendosur që brenda dy ditësh Spitali i Vushtrrisë të trajtoj të gjitha rastet pozitive me virusin Covid-19 nga Mitrovica, ndërsa Spitali Rajonal i Mitrovicës t’i kryej të gjitha shërbimet dhe trajtimet tjera të nevojshme për qytetarët e Mitrovicës dhe të rajonit.

Komandanti i Policisë së Stacionit Jugor, Ahmet Xhosha, tha se në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspeksionit janë duke kryer inspektime të vazhdueshme për respektimin e masave të vendosura, dhe se janë duke punuar prapë me orar të zgjatur deri në 12 orë, në mënyrë që të sigurohet zbatimi i masave parandaluese të virusit COVID-19 dhe të ofrohen shërbime të sigurta për qytetarët.

Në fund, anëtarët e Shtabit Emergjent të Komunës së Mitrovicës kanë apeluar tek të gjithë qytetarët të vazhdojnë me respektimin e të gjitha rekomandimeve të IKSHPK-së, të bartin maskën dhe të mbajnë distancën fizike, në mënyrë që të ruajmë shëndetin tonë, të familjes dhe të gjithë shoqërisë./kp/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


​Bahtiri kundërshton vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes së lirë

​Bahtiri kundërshton vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes së lirë

​MPB-ja dhe AKI-ja nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

​MPB-ja dhe AKI-ja nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Intervistimi i presidentit Thaçi nga Dhomat e Specializuara do të vazhdojë edhe nesër

Intervistimi i presidentit Thaçi nga Dhomat e Specializuara do të vazhdojë edhe nesër

Kërkesat e Listës së përbashkët shqiptare të Luginës drejtuar Vuçiqit

Kërkesat e Listës së përbashkët shqiptare të Luginës drejtuar Vuçiqit

Covid-19, pezullohen seancat gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Covid-19, pezullohen seancat gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Përfundon intervistimi i presidentit Thaçit nga Dhomat e Specializuara

Përfundon intervistimi i presidentit Thaçit nga Dhomat e Specializuara

​Tahiri: Tani shumica absolute e qytetarëve po mbajnë maskë

​Tahiri: Tani shumica absolute e qytetarëve po mbajnë maskë

Akuzat e PD, reagon Instituti i Shëndetit Publik: Mos bëni politikë me koronavirusin

Akuzat e PD, reagon Instituti i Shëndetit Publik: Mos bëni politikë me koronavirusin

Në muajin Qershor TC “Kosova B”ka realizuar planin e prodhimit me 116%

Në muajin Qershor TC “Kosova B”ka realizuar planin e prodhimit me 116%

Ahmeti: Kemi marr leje për importin e testeve serologjike

Ahmeti: Kemi marr leje për importin e testeve serologjike

Macron: Maska e detyrueshme në vendet e mbyllura publike

Macron: Maska e detyrueshme në vendet e mbyllura publike

Irani ekzekuton spiunin e CIA-s

Irani ekzekuton spiunin e CIA-s

135 raste të reja dhe 4 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë Veriore

135 raste të reja dhe 4 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mban mbledhjen e radhës, këto janë vendimet

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mban mbledhjen e radhës, këto janë vendimet

​Shënohet viktima e parë me Covid-19 në Drenas

​Shënohet viktima e parë me Covid-19 në Drenas

​Zemaj bisedon për Covid-19 me përfaqësuesit e OBSh-së

​Zemaj bisedon për Covid-19 me përfaqësuesit e OBSh-së