​137 raste me Covid-19 po trajtohen në Gjilan

17.07.2020 21:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
​137 raste me Covid-19 po trajtohen në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit të dytë ndërinstitucional lidhur me vlerësimin e gjendjes së përhapjes së sëmundjes me infeksion Covid-19, ka thënë se sot lakorja me të infektuar në Gjilan ka rënë edhe më tutje dhe po punohet vazhdimisht në menaxhimin e situatës.

“Nga 306 të infektuar me Covid-19 për gjithë periudhën e pandemisë, 164 janë shëruar plotësisht, 5 kanë humbur jetën në betejën me Covid-19, 137 raste janë duke u trajtuar sipas rekomandimeve të mjekëve dhe nën përkujdesjen e tyre, duke qëndruar në vetizolim. Nga 19 mostra të marra, sot kemi rezultatet për 4 raste të reja. Apeli ynë është i zakonshëm që të kujdeseni për veten dhe familjet tuaja”, ka thënë kryetari Haziri në fjalën e tij.

Ukshin Ismajli, drejtor klinik në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, ka thënë se gjendja është nën kontroll dhe shërbimet ofrohen me kapacitete të plota nga stafi profesional.

“Nga 42 pacientë që sot kishim në spital, 22 janë trajtuar me oksigjenoterapi dhe 20 kanë pritur për test të Covidit. Nga sot kemi një trajtim ndryshe në nivel të SRGj-së dhe kërkojmë falje prej kolegëve në Prishtinë sepse nuk mund t’u ofrojmë mbështetje në Prishtinë, me arsyen se stafi do të jetë i angazhuar maksimalisht në spital, për të menaxhuar sa më mirë situatën në të cilën jemi. Është e domosdoshme mbështetja me pajisje dhe mjete të tjera”, ka thënë mes tjerash Ismajli.

“Nga dita e nesërme menaxhimi i rasteve do të jetë në nivelin e infektivës, pas rekomandimeve që jepen në nivelin primar shëndetësor dhe vetëm pasi infektologu të vlerësoj nevojën për testim do të rekomandohet testimi. Komuna e Gjilanit është e angazhuar maksimalisht edhe me ekipet ndërinstitucionale për ta ngushtuar sa më shumë burimin e infeksionit në mënyrë që rastet aktive të shërohen sa më parë dhe njëkohësisht sa më pak raste të reja. Luten të gjithë ata që janë në vetizolim që t’i respektojnë rekomandimet e ekipeve shëndetësore në mënyrë që bashkarisht ta përballojmë duke shpresuar që simptomat të jenë sa më të lehta”, thuhet nw njw komunikatw tw komunws sw Gjilanit.

Kryetari Haziri ka thënë se po punohet edhe në zbutjen e masave dhe është duke u përgatitur për javën e ardhshme në koordinim edhe me Komitetin e emergjencave në nivel të Republikës së Kosovës dhe të Komunës së Gjilanit, që bashkërisht ta përballojmë sa më mirë dhe sa më drejtë gjithë këtë situatë të pandemisë./kp/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shumë lagje në Prishtinë do të mbesin 12 orë pa rrymë

Shumë lagje në Prishtinë do të mbesin 12 orë pa rrymë

​Kurti: Përmes marrëveshjes së Uashingtonit, Serbia dëshiron të rinegociojë statusin e Kosovës

​Kurti: Përmes marrëveshjes së Uashingtonit, Serbia dëshiron të rinegociojë statusin e Kosovës

Vijnë konfirmimet, Interi edhe më afër Arturo Vidalit

Vijnë konfirmimet, Interi edhe më afër Arturo Vidalit

​Haxhiu i reagon Mustafës: “Zajednica” është edhe synim edhe kërkesë e Serbisë

​Haxhiu i reagon Mustafës: “Zajednica” është edhe synim edhe kërkesë e Serbisë

​Hoti i përgjigjet PDK-së: Për 100 ditë e kthyem Kosovën aty ku e ka vendin

​Hoti i përgjigjet PDK-së: Për 100 ditë e kthyem Kosovën aty ku e ka vendin

​Mustafa u përgjigjet akuzave të VV-së për “Zajednicën”

​Mustafa u përgjigjet akuzave të VV-së për “Zajednicën”

Rishikimi i buxhetit të Maqedonisë së V., të orientohet në menaxhimin e pandemisë

Rishikimi i buxhetit të Maqedonisë së V., të orientohet në menaxhimin e pandemisë

PDK: Qeveria Hoti e futi Kosovën në listën e zezë për keqmenaxhimin e pandemisë dhe firmosi bashkëpronësinë e Ujmanit me Serbinë

PDK: Qeveria Hoti e futi Kosovën në listën e zezë për keqmenaxhimin e pandemisë dhe firmosi bashkëpronësinë e Ujmanit me Serbinë

​Selimi i përgjigjet Veselit: Duhet të jeni serioz që të thirreni në seriozitet

​Selimi i përgjigjet Veselit: Duhet të jeni serioz që të thirreni në seriozitet

3 të vdekur dhe 70 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

3 të vdekur dhe 70 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Marrëveshja Kosovë-Serbisë për shkëmbimin e informacioneve, kështu e komentojnë ekspertët

Marrëveshja Kosovë-Serbisë për shkëmbimin e informacioneve, kështu e komentojnë ekspertët

Opozita akuzon Hotin për suspendim të shtetësinë dhe heqje dorë nga politika e jashtme

Opozita akuzon Hotin për suspendim të shtetësinë dhe heqje dorë nga politika e jashtme

Prokurori serb flet për bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Specialen: I vetmi që hyra në selinë e Williamson në Bruksel

Prokurori serb flet për bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Specialen: I vetmi që hyra në selinë e Williamson në Bruksel

Kryediplomatja Haradinaj i reagon Gjykatës së Vranjës për padinë ndaj Ragmi Mustafës

Kryediplomatja Haradinaj i reagon Gjykatës së Vranjës për padinë ndaj Ragmi Mustafës

Pas ndalimit të importit të vajit të palmës, fermerët anulojnë protestën

Pas ndalimit të importit të vajit të palmës, fermerët anulojnë protestën

Veseli thotë se nuk bëhen pjesë e qeverisë Hoti, kritikon ashpër VV-në

Veseli thotë se nuk bëhen pjesë e qeverisë Hoti, kritikon ashpër VV-në