​ Investimet e MCC në popullin e Kosovës

04.12.2017 17:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
​  Investimet e MCC në popullin e Kosovës

Në shtator 2017, Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) e Qeverisë së SHBA nënshkroi një program pragu prej 49 milionë dollarë me Republikën e Kosovës të përfaqësuar nga Presidenti Hashim Thaçi, në një ceremoni nënshkrimi në Capitol Hill në Uashington, D.C. – ishte hera e parë që MCC mbajti një ceremoni nënshkrimi në Kongres. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, liderët republikanë dhe demokratë, kongresistët Eliot Engel dhe Ed Royce theksuan mbështetjen e fortë, dypartiake për këtë investim kritik në popullin e Kosovës.

E themeluar në vitin 2004 nga Presidenti Xhorxh W. Bush, MCC është një agjenci e pavarur e SHBA-ve me një mision të vetëm për uljen e varfërisë globale nëpërmjet rritjes ekonomike. MCC ofron ndihmë vendeve më të varfëra që përmbushin standardet rigoroze për qeverisje të mirë, nga luftimi i korrupsionit në respektimin e të drejtave demokratike. Ne jemi krenar që Kosova të bashkohet me familjen e MCC-së si një nga partnerët tanë më të rinj të vendit.

Përafërsisht 30 përqind e popullsisë në Kosovë jeton nën nivelin e varfërisë. Në Kosovë, edhepse ka sfida, ka edhe shumë shenja shprese dhe mundësive. Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në forcimin e institucioneve të saj demokratike, ndërsa vazhdon rrugën e saj drejt integrimit më të ngushtë euroatlantik dhe ekonomia ka qenë e qëndrueshme gjatë gjithë krizës globale dhe eurozonës 2008. Me rritjen aktuale në mbi 4% për qind, ekonomia ende ka potencial të madh për Kosovën.

Kështu edhe paraqitet investimi i MCC në Republikën e Kosovës – si potencial dhe mundësi. Në thelb, ky program ka të bëjë me fuqizimin e popullit të Kosovës për t’u përballur me sfidat e sotme.

Unë isha këtu në Prishtinë për fillimin e Fondacionit të Mijëvjeçarit të udhëhequr në nivel lokal dhe me personel, i cili do të zbatojë Programin e Pragut të MCC-së. Përmes këtij investimi, MCC do të mbështesë Qeverinë dhe popullin e Kosovës në përpjekjet e saj për të forcuar institucionet e veta, efiçencën energjetike, sundimin e ligjit dhe qeverisjen, duke krijuar mundësi të reja për rritje që zvogëlojnë varfërinë.

Programi i Pragut i Kosovës fokusohet në dy fusha kritike për rritjen ekonomike dhe uljen e varfërisë: energji elektrike stabile dhe qeverisje transparente dhe llogaridhënëse.

Projekti i “Relief Energy Landscape” do të zgjerojë aksesin në energji elektrike të përballueshme dhe stabile – duke përdorur një qasje të drejtuar nga tregu për uljen e kostos së energjisë për familjet dhe bizneset. Kjo përfshin inkurajimin e investimeve në efikasitetin e energjisë dhe rishikimin e burimeve jo-elektrike të ngrohjes. Për familjet më të varfra, programi do të ulë kostot në mënyrë që familjet të mund të shpenzojnë paratë e tyre më produktive – duke investuar në edukimin e fëmijëve të tyre ose duke eksploruar mundësi të reja biznesi. Kjo qasje e re synon gjithashtu të hapë mundësi të reja pune dhe të inkurajojë rritjen e investimeve nga prodhuesit e pavarur të energjisë.

Projekti i “Qeverisjes Transparente dhe të Përgjegjshme” do të mbështesë përpjekjet e qeverisë për të bërë më shumë të dhëna publike në dispozicion për të informuar publikun në vendimmarrjen e institucioneve, sidomos ato të drejtësisë. Me qasje më të mirë në informacionin e gjyqësorit, mjedisit dhe demografisë, investimet e MCC synojnë të fuqizojnë qytetarët për t’u angazhuar më efektivisht me qeverinë e tyre dhe për të identifikuar mundësitë për të marrë sfida në të gjithë qeverinë, shoqërinë civile dhe sektorin privat.

Të marra së bashku, këto programe synojnë të zhbllokojnë rritjen potenciale ekonomike dhe të krijojnë mundësi të reja për popullin e Kosovës. Këto investime janë një njohje e punës së vështirë të ndërmarrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për të përmirësuar qeverisjen dhe për të investuar në popullin e saj. Vazhdimi në rrugën e reformës do të jetë çelësi i suksesit të këtij programi.

Unë jam i nderuar që javën që shkoi isha i mirëpritur në nisjen e Fondacionit të Mijëvjeçarit të Kosovës nga liderët e shtetit dhe kabineti Qeveritar, si dhe zyrtarë të tjerë të institucioneve së Kosovës, për të shënuar një fazë të re në marrëdhëniet e SHBA-Kosovë. Jam gjithashtu i lumtur që i bëra hapat e parë në këtë partneritet historik së bashku me kongresmenin Eliot Engel, një mik të gjatë të Kosovës.

MCC është e entuziazmuar të bashkohet me Kryeministrin Haradinaj dhe Qeverinë e popullin e Kosovës në këtë përpjekje të re, pasi ky vend i ri ndërton shtyllat e një ekonomie bashkëkohore dhe institucioneve gjithëpërfshirëse dhe transparente që i shërbejnë të gjithë qytetarëve të saj.

/Ky editorial është shkruar ekskluzivisht për Gazetën Express nga Jonathan Nash, kryeshef i MCC;

Për Tweets në @JonNashMCC. Për më shumë informacion mbi investimin e MCC në Kosovë, vizitoni: https://www.mcc.gov/where-we-w…

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kurthi i “formulës ukrainase” për Kosovën në OKB

Kurthi i “formulës ukrainase” për Kosovën në OKB

Vazhdimi i tretë për Tokën e Shenjtë: Lotët e Jusuf Ferizit për Jerusalemin

Vazhdimi i tretë për Tokën e Shenjtë: Lotët e Jusuf Ferizit për Jerusalemin

“Burrat” e Odës Demokratike

“Burrat” e Odës Demokratike

A janë shqiptarët islamofobë?

A janë shqiptarët islamofobë?

Ç’na duhet, si popull, një Opozitë e vdekur?!

Ç’na duhet, si popull, një Opozitë e vdekur?!

Sfidimi i Kultit

Sfidimi i Kultit

Logjika e Trumpit mbi Jeruzalemin dhe pasojat e saj

Logjika e Trumpit mbi Jeruzalemin dhe pasojat e saj

Njeriu që nuk e shpëtoi botën

Njeriu që nuk e shpëtoi botën

Elozhe mutit

Elozhe mutit

PD po vuan pasojat dramatike të drejtimit të gabuar!

PD po vuan pasojat dramatike të drejtimit të gabuar!

Pjesa e dytë e reportazhit të Buzhalës nga Izraeli: Në Selinë e Shenjtë të problemeve të pazgjidhura

Pjesa e dytë e reportazhit të Buzhalës nga Izraeli: Në Selinë e Shenjtë të problemeve të pazgjidhura

Globalizimi i pakënaqësisë

Globalizimi i pakënaqësisë

Çfarë është një oligark?

Çfarë është një oligark?

Intelektuali – prodhues i korrupsionit

Intelektuali – prodhues i korrupsionit

Shkruan Berat Buzhala: Në Tokën e Premtuar

Shkruan Berat Buzhala: Në Tokën e Premtuar

Një rrezik në lëkurën e Jeruzalemit

Një rrezik në lëkurën e Jeruzalemit